Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Lezhë ku një autobus me turistë është ngatërruar me disa kabllo elekrike, dhe ato të internetit të cilat ndodhen në një lartësi shumë të ulët nga toka dhe bëhen pengesë për mjetet e larta. Pasi ka marrë para kabllot autobusi ka ecur para disa metra duke dëmtuar edhe shtyllën e ndriçimit ku ato ishin të vendosura.
Udhëtarët të tmerruar nga frika e kontaktit me energjinë elekrike kanë zbritur menjëherë nga autobusi.
Kabllot janë një problem i vjetër në qytetin e Lezhës pasi qëndrojnë të varur më çdo zonë duke u kthyer në problem për qytetarët.