Autobusi përplaset me ‘Land Roverin’ në Mirditë, humb jetën një person

Një aksident tragjik ka ndodhur në Mirditë pasi një autobus është përplasur me mjetin tip ‘’Land Rover’’ me targa italiane. Drejtuesi i këtij të fundit ka ndërruar jetë pas përplasjes. Ndërkohë shoferi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Mirditës. Po ashtu nga aksidenti, raportohet se kanë mbetur të plagosur disa persona të tjerë, por mbetet e paqartë nëse kanë qenë duke udhëtuar me makinën, apo me autobusin.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *