Një incident ka ndodhur sot me urbanin e një linje në Tiranë. Një shtetase është plagosur, pasi ka plasur goma e autobusit. Një qytetare, identiteti i së cilës ende nuk dihet, ka mbetur e plagosur pas një incidenti që ndodhi pasditen e sotme tek “Rruga e Kavajës” me urbanin e linjës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, ku ka plasur goma e një autobusi, gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase, që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.