Automjeti i djegur në periferi të Tiranës, policia: Nuk identifikuam asgjë

Një mjet e tipit “Tuareg” është gjetur e djegur ditën e sotme në fshatin Dritas në periferi të Tiranës.

Lidhur me ngjarjen, policia e Tiranës bën me dije se automjeti ka qenë i djegur plotësisht. Sakaq shton se uniformat blu nuk kanë mundur të nuk kanë mundur të dallojnë elemente identifikuese mjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht.

Duke qenë se automjeti ka qenë i djegur plotësisht ka qenë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.

Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *