Automjeti shpërthen në garazhin e një qendre tregtare në Tiranë, policia merr në mbrojtje prokurorin dhe familjen e tij

Dje në mbrëmje është hedhur në erë makina e prokurorit Arjan Muça. Mjeti ka qenë i parkuar në parkingun e një qendre tregtare te zona e “Komunës së Parisit”, dhe në momentin që ajo ka shpërthyer, nuk ka pasur njerëz brenda.

Dyshimet janë se shpërthimi ka qenë një mesazh për prokurorin, dhe kjo për shkak të detyrës së tij. Shpërthimi me tritol ndaj automjetit të prokurorit Arjan Muça, ka bërë që policia të marrë në mbrojtje prokurorin, dhe familjen e tij.

Sipas policisë, Arjan Muça dyshohet të ketë qenë objektivi, por pa përjashtuar edhe bashkëshorten e tij e cila po ashtu përdorte makinën.

Mësohet se janë mbledhur të dhëna edhe për punën e bashkëshortes së tij, e cila punon si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Muça ka qenë oficer gjyqësor te Krimet e Rënda, dhe më pas është emëruar prokuror në Gjirokastër. Muajt e fundit është komanduar në Tiranë, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai bën raportet për gjyqtarë e prokurorë që kalojnë në Vetting.

Prokurori Muça ka edhe bashkëshorten gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës, Gentiana Muça, dhe dyshimet janë se gjithçka lidhet me funksionet e tyre në drejtësi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *