Autorët e dy vrasjeve në Elbasan/ Kush janë “ushtarët” që po shoqërojnë Nuredin Dumanin në qeli.

Xhulian Hoxha dhe Euglen Halili janë dy personat e arrestuar që janë duke ndarë qelinë me “drejtuesin” e tyre Nuredin Dumanin.

Hoxha dhe Halili janë persona të njohur për drejtësinë pasi akuzohen se janë autorë të 2 vrasjeve të bujshme, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Rigels Runajt në Elbasan, të dyja të organizuara nga Dumani.

Për rastin e vrasjes së Rigels Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë. Ndërkohë, në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit, fiinancues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili. Nga provat e grumbulluara për këtë vrasje rezulton se të dy këta persona kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Po nga hetimet rezulton se dy të rinjtë, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë.

Ndërkohë,  kujtojmë se pas operacionit “Plumbi i artë” i organizuar nga SPAK, ranë në pranga 18 persona dhe 14 u shpallën në kërkim. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pritet që në vijim të zbardhen të tjera krime.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *