Autorët e vrasjes së 3-fishtë në Fushë Krujë lanë armët në makinë

Policia ka gjetur një pistoletë brenda automjetit tip “Golf”, i përdorur nga autorët, mjeti i djegur është gjendur në fshatin Aramenas dhe dyshohet se i përket autorëve të atentatit.

Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që besohet se është përdorur për të kryer krimin.

Viktimë të atentatit mbetën Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha. Ata u dërguan fillimisht në spital, por nuk mundën që t’i mbijetonin plagëve të marra.

Policia po kqyr disa kamera sigurie të bizneseve përreth dhe janë ngritur disa postoblloqe për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *