Një grua 56-vjeçare, Alessandra Matteuzzi, u vra mbrëmjen e së martës në Bolonjë, e goditur me shkop dhe sende të tjera të mprehta, në via dell’Arcoveggio, në periferi të qytetit. Ish-partneri, Giovanni Padovani, 27 vjeç, u arrestua dhe u kap nga policia. Padovani ishte denoncuar nga viktima dhe i ishte ndaluar afrimi nga gjyqtari.
Por kush është 27 vjeçari Padovani?
I dyshuari është një futbollist dhe ish-model, me origjinë nga Senigallia, në provincën e Ankonës. Ai luajti në skuadra të ndryshme të Serisë C dhe D: duke përfshirë futbollin Foligno, Troina, Giarre dhe tani Sancataldese, një ekip sicilian.
Mësohet se ai ka mbërritur në Bolonjë të martën me avion nga Siçilia dhe më pas do të shkonte të priste gruan poshtë shtëpisë. Pasi e ka prittur 2 orë ai ka nisur ta godasë atë me shkop edhe mjete të tjera duke i shkaktuar vdekjen.