Është zbuluar nga autoritetet në Irlandë një ‘shtëpi bari’
I njohur si piktor dhe dekorues Klinton Hysa 27-vjeç mësohet se është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
27-vjeçari u arrestua në fillim të këtij muaji pasi policia kishte rënë në gjurmët e tij, ndërsa po hetonte fabrikën e prodhimit të drogës të zbuluar në veri të qytetit.
Ndërkohë shqiptari i cili ishte vendosur në Manor Road në Wakefield , Yorkshire po përballet me akuza dhe posedim të lëndëve narkotike dhe akuza për devijimin e energjisë elektrike në vlerë për më shumë se 2,000 £.
Gjurmët e gishtave të vendosura në një radiator dhe komplet peshoresh në pronë u identifikuan se i përkasin Hysës, u tha gjykatës.
Raportohet nga mediat e huaja se nga policia u gjetën 50 bimë kanabis, llamba ngrohëse dhe 40 kg të tjera drogë gjatë kontrollit të banesës në nëntor të vitit të kaluar.
Avokati i prokurorisë, David McClean, zbuloi se ngarkesa ka një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 200,000 £.