Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se atuoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni të një telefonate që Elton Metaj ka bërë teksa ndodhej prapa hekurave.
E ftuar në “Open”, Hoxha tha se Metaj dy javë para se të dilte nga burgu ka telefonuar Bengajn dhe i ka thënë së do të dilte nga aty dhe do ta vriste.
“Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Elton Metaj, dy javë para se të dilte nga burgu i Zaharisë e ka telefonuar Sabrina Bengajn dhe i ka thënë ‘Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras’. Pas kësaj telefonate dhe një diskutimi me familjen e saj, Bengaj është drejtuar për në komisariatin e policisë dhe ka bërë kallëzimin. Autoritetet kanë qenë në dijeni të kësaj telefonate,”- tha Hoxha.
/Priza.al/