Autoriteti i Dosjeve/ Myslim Murrizi: Çfarë turpi për këta vemje dhe ish spiunë sigurimi që kurrë nuk guxuan të hapin…

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka komentuar vendimin e Kuvendit për të votuar për një mandat të dytë te Autoriteti i Dosjeve, Gentiana Sulën.

Në një postim të gjatë në “Facebook”, ish-deputeti Murrizi iu drejtohet deputetëve me një thirrje, duke iu thënë se “Ju qe nuk keni qene spiune ,duhet ta merni sa me shpejt nje nisme ligjore, qofte edhe per te provuar se sa spiune jane sot ne Parlament, duke filluar nga Kryetarja e Kuvendit deri tek Deputeti me i “ humbur””.

Postimi i Murrizit:

SPIUNET NE PARLAMENT VOTOJNE NGA FRIKA E DOSJEVE TE TYRE DHE NGA QOKAT QE JU JANE BERE 105 VOTA PRO ISH KRYETARES SE AUTORITETIT TE DOSJEVE TE ISH SIGURIMIT TE SHTETIT
Çfare hipokrizie dhe çfare turpi per keta vemje dhe ish spiune sigurimi qe kurre nuk guxuan te hapin dosjet e ish sigurimit!!
Po si nuk ju vjen turp mor spiune te felliqur te ish sigurimit kur votoni rresht si qen te tredhur vetem qe te mos ju dalin te palarat e se kaluares tuaj te ndyre kur ishit spiune te sigurimit???
Po ky autoritet eshte ngritur per te hapur dhe per te pare dosjet e ish spiuneve te sigurimit per 140 Deputetet, per 61 kryetaret e Bashkive, per Presidentin,Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit, Ministrat, zv ministrat drejtoret e drejtorive, gjygjtare dhe prokurore te te gjitha niveleve dhe per individe te medias qe lehin ne çdo studio si te virgjer, kur ne fakt jane krye te perdorura nga ish sigurimi i Shtetit
Pra ky autoritet she keta 5 antare te tij qe paguhen njelloj sa Deputetet, per rreth 3000 persona duhet te ishte funksional, se per popullin e thjeshte qe ka spiunuar nga halli dhe sot eshte ne punen e tij, nuk kishte nevoj fare te ngrihej ky autoritet
Shqiperia ka patur rreth 160 mij ish spiune sigurimi nga viti 1948-1990 dhe 30 mij ish oficer te kesaj strukture famekeqe te sigurimit
* Ato qe duhet te dinin, te njihnin dhe te mesonin Shqiptaret nuk jane thjeshte disa perkujtimore te te ndjereve qe nuk jetojne më, por Shqiptaret duhet te dinin, te njihnin dhe te mesonin se sa ish spiune sigurimi kane qene dhe jane Deputet
Sa ish spiune sigurimi kane qene dhe jane Kryeministra, President, Kryetar Kuvendi, Ministra, Gjygjtare e Prokurore, Drejtor drejtorie dhe gazetare e mender analiste qe japin mend neper ekrane
Zj Sula paska qene figure konsensuale me permasa apsolute perderisa mori 105 vota ne Kuvend
Po pse u lodhet kot nje muaj per te gjetur President konsensual mor spiune te sigurimit???
Po ja more ku e paskeni patur Kandidaten ideale
Pse u sforcuat per Z Bega me 78 vota kur Genta mori 105???
Ah sikur Bajrami te kishte punuar pak kohe tek autoriteti i dosjeve sa vota do kishte mare!!!
Po kujt i duhet dhe kujt i hyne ne pune ky autoritet nese ju spiune te sigurimit qe jeni Deputet nuk guxoni te plotesoni nje deklarate tek ky autoritet,per te mare nje çertifikate te pastertise se figures Tuaj????
Nese ju spiune sigurimi dhe ne fakt nuk jeni pak por mbi 25 Deputet te sotem, nuk e ndryshoni ligjin per hapjen e dosjeve, dhe nuk guxoni te shkoni tek ky autoritet per te mare kete çertifikate, pse duhet qe Shqiptaret te paguajne rreth 1 milion euro ne vit paga e shpenzime per kete institucion????
Po sikur Zj Sula te mos zgjidhet kryetare e ketij autoriteti javen qe vjen, a do te ndjeheshit si kot te investuar ju ish spiune sigurimi mender Deputet qe votuat 105 vota per te treguar “ kontributin” tuaj konsensual nga frika qe keni per dosjet tuaja te pista????
Mire deputetet e PS qe e quajne “ grade” qenien spiun sigurimi, po ju deputetet e “ opozites” pse nuk keni kurajon te shkoni tek ky autoritet dhe te tregoni me dokument nese keni qene apo jo ish spiune te sigurimit????
Ne fund te fundit ju e keni per detyrim te qartesoni vetem perpara DEMOKRATEVE, anti komunisteve dhe Qytetareve Shqiptare qe nuk keni qene ish spiune te sigurimit
Ju duhet te merni nismen ligjore qe une se bashku me disa kolege te mi mora ne vitin 2020 per te hapur dosjet per rreth 3000 persona qe ushtrojne pushtet ne Shqiperi ne politik,parlament, qeveri, drejtesi dhe media, por qe mazhoranca nga halli i spiuneve te saj nuk e votoi
Ligji ne ate kohe mori 30 vota pro
Ju qe nuk keni qene spiune ,duhet ta merni sa me shpejt nje nisme ligjore, qofte edhe per te provuar se sa spiune jane sot ne Parlament, duke filluar nga Kryetarja e Kuvendit deri tek Deputeti me i “ humbur”
Ndryshe ky autoritet qe mbulon, fsheh, dhe fle mbi dosjet e ish spiuneve te sigurimit qe votojne si te tredhur nga halli 105 vota rresht me te bashkuar se kurre :PS-PD-LSI-PR-PDIU-PA-PSD-PPDNJ-LZHK, duhet shkrire nje ore e me pare


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *