Shkrimtarja Nancy Crampton Brophy autore e librit “Si të vrasësh burrin tënd”, është shpallur fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj.
Vendimi i gjykatës është shpallur ditën e djeshme, trupa gjykuese zbuloj se shkrimtarja e kishte ekzekutuar bashkëshortin e saj në vitin 2018. Pas më shumë se tetë orësh diskutime juria e shpalli Nancy Crampton Brophy fajtore për vrasjen e Daniel Brophy.
Autorja, e specializuar në romanet romantike me tituj si “Burri i gabuar”, hodhi poshtë akuzat që në fillim, duke thënë se pamjet nga kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit e tregonin atë thjesht duke kërkuar frymëzim për librat e saj.
Ndërsa për pistoletën, armën e vrasjes sipas policisë, ajo tha se e bleu për të pasur frymëzim për librin tjetër që po përgatiste. Ajo gjithashtu mohoi akuzat se vrau burrin e saj për të mbledhur qindra mijëra dollarë nga sigurimi i jetës së tij.