Zyrtarët e Bashkisë së Durrësit, të arrestuar për blerjen e autoshkallës zjarrëfikëse me vlerë 66 mln lekë janë lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Personat e lënë në burg janë: Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu, Artan Taho, Riza Sulaj, Albion Bushi. “Arrest në shtëpi” është dhënë për Lulzime Rami dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Rami.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. Personat e arrestuar kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me këtë tender dhe se kanë kryer vetëm detyrën. Sakaq, trupa gjykuese pranoi kërkesën e prokurorisë.
Operacioni i SPAK u zhvillua ditën dy ditë më parë kur 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private arrestuan dhe një tjetër u la e lirë me detyrimin për tu paraqitur pasi akuzohen për abuzimin me një tender me fond limit 7 milionë lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën Maj-qershor 2020.
Kompania fituese “R & R GROUP sh.p.k.” me pronare Elona Rama dhe administratore Lulzime Rami e lënë në arrest shtëpie është themeluar në 2008 në Tiranë, ofroi 66 milionë lekë për të blerë automjetin, edhe pse nuk kishte eksperiencën e nevjshme. Tenderi mban firmën e kryebashkiakes në detyrë, Emirajana Sako, e cila ende nuk është prononcuar për aksionin e zhvilluar në institucionin e drejtuar prej saj.
/Priza.al/