“Avatar 2” mund të duhet të thyejë disa rekorde, sipas regjisorit James Cameron. 68-vjeçari tha për Revistën “GQ” se filmi ishte shumë i shtrenjtë kur u pyet se sa kushtonte. Megjithëse nuk dha një numër të saktë në intervistë, ai bëri një analogji me shaka për të dhënë një ide të kostos.
“Duhet të jetë filmi i tretë apo i katërt me koston më të lartë në histori”.
Ai gjithashtu iu referua si rasti më i keq i biznesit në historinë e filmit. Sipas Revistës “Variety”, filmi i parë “Avatar” është filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Intervista e regjisorit James Cameron në “GQ” doli në të njëjtën ditë kur u publikua ‘trailer’-i përfundimtar, vetëm një muaj para se filmi të publikohet i plotë.