Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku humbën jetën Erjon Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.
Mësohet se djali është me origjinë nga fshati Kasallë, që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, ndërkohë që vajza është nga Lezha. Dyshohet se automjeti tip ‘Ford’ ka qenë me shpejtësi kur ka dalë nga rruga, është përplasur me pemët dhe ka përfunduar në liqen.
Burime nga policia bëjnë me dije se trupat e dy të rinjve janë gjetur në një sedilje, atë të shoferit.
Ndërkohë dyshimet e para janë se të rinjtë kanë pasur lidhje intime mes tyre, ndërkohë që përplasja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes.