Avionë të minuar/ Ministria e Jashtme ukrainase akuzon Vuçin: Po gënjen!

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga presidenti i Serbisë në lidhje me përfshirjen e Ukrainës në raportet se linjat ajrore serbe të cilët fluturonin për në Rusi kanë qenë të minuara.

Kështu është shprehur në një koment për “Evropeyska Pravda”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Oleg Nikolenko.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat e pabaza të bëra nga Presidenti i Serbisë. Pretendimet e tij për përfshirjen e pretenduar të Ukrainës në raportet se linjat ajrore serbe që fluturonin për në Rusi ishin minuar janë të pavërteta”, tha ai.

Sakaq, ministria shprehet e zhgënjyer në lidhje me faktin se Serbia nuk i është bashkuar ende sanksioneve të BE-së për të vendosura ndaj Rusisë.

“Rusia çdo ditë godet qytetet ukrainase me raketa dhe bomba, vret civilë dhe shkatërron infrastrukturën civile. Sanksionet e ashpra dhe uniteti i botës demokratike mund ta ndalojnë këtë luftë. Ne i bëjmë thirrje Beogradit të ngrihet në këmbë për të vërtetën dhe të mbështesë plotësisht Ukrainën dhe të mbështesë vlerat mbi të cilat u krijua një Evropë e bashkuar demokratike”, tha zëdhënësi.

Kujtojmë, se disa ditë më parë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç pohoi se dy  vende fshiheshin pas raportimeve për minimin e avionëve serbë që fluturonin drejt Rusisë: ku njëri dyshohet të jetë anëtar i BE-së, tjetri Ukraina.

Duke u shprehur se Serbia do të vazhdojë të kryejë fluturime drejt Rusisë, pavarësisht çdo raporti.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *