Dy persona janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti ajror në SHBA, ku avioni me të cilin po udhëtonin u përplas me një shtyllë tensioni.
Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në në Montgomery County, Maryland, SHBA.
Dy të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës me hipotermi dhe lëndime ortopedike.
Pasagjerët morën plagë të rënda, pasi avioni ngeci në shtyllën e tensionit. U deshën disa orë që avioni të zhbllokohej nga shtylla e tensionit.
Aksidenti shkaktoi ndërprerje të energjisë në 120,000 shtëpi të dielën pasdite, sipas CNN, ndërsa shkollat në Montgomery County qëndruan të mbyllura të hënën për shkak të ndërprerjeve të energjisë, thanë zyrtarët e qarkut.
Avioni me një motor Mooney po fluturonte nga Westchester në Nju Jork dhe ishte gati të ulej në Montgomery Airpark.