Avioni rus përplaset me dronin amerikan mbi Detin e Zi

Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues amerikan mbi Detin e Zi. Kështu SHBA-ja është detyruar të rrëzojë dronin.

Sipas njoftimit të ushtrisë amerikane, droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur dy avionë rusë u përpoqën ta neutralizonin atë.

‘Veprimi i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e një prej avionëve luftarakë dhe dronit’, thuhet në njoftimin e Ushtrisë amerikane.

Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi ujërat ndërkombëtare. Helika e dronit u dëmtua dhe droni u ul në Detin e Zi, në perëndim të Krimesë.

Avioni rus SU-27 ishte nisur drejt Krimesë dhe zbarkoi atje pas këtij incidenti, ndërsa nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë dëmtim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *