Avioni tij u rrëzua, ministri mbijeton dhe bën 12 orë not për të arritur në breg!

Ministri i Rendit të Madagaskarit notoi për gati 12 orë për të arritur në breg pasi helikopteri i tij u rrëzua në det të martën. Edhe dy personat e tjerë që ishin në bordin e helikopterit me Serge Belle, një xhandar dhe piloti, kanë mbijetuar.

“Unë nuk do të vdes ende, falë Zotit, fshatarëve dhe peshkatarëve të Mahambo,” – deklaroi ministri. “Nuk kam asnjë lëndim, vetëm jam ftohur. Do të kthehem në punë brenda 24 orëve,” – shtoi ai.

Ministri Gelle dhe një xhandar u gjetën të ndarë në brigjet e plazhit Mahambo, rreth 75 km në veri të Toamasina, qyteti port kryesor në Madagaskarin lindor. Drejtori i autoritetit detar, Jean-Edmond Randrianantenaina deklaroi se dy burrat u gjetën nga banorët vendas në vende të ndryshme.

Ekipi ishte duke fluturuar në pjesën verilindore të vendit në kërkim të një varke ilegale të mbytur që po transportonte 138 klandestinë, ku dyshohet se kanë humbur jetën 64 persona, 50 kanë mbijetuar, ndërsa 24 persona rezultojnë ende të humbur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *