Ditën e sotme në qytetin e Korçës avokatët kanë pezulluar rreth 200 seanca gjyqësore për 3 ditë.
Ata kanë vendosur të bëjnë bojkot për 3 ditë për arsye të solidarizimit në raport me dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Ky bojkot lidhet me të gjitha problematikat që has një avokat gjatë ushtrimit të veprimtarisë në jetën e përditshme.
Një ndër kërkesat e shumta të avokatëve është statusi për mbrojtjen e veçantë me ligj për avokatin.