Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj ka deklaruar se nuk ka efektivë policie tek dera e banesës së Berishës dhe se kjo masë e marrë nga Gjykata nuk e cenon aktivitetin e tij politik.
Genc Gjokutaj: Kjo masë është detyrim që personi të mos dalë nga banesa.
-Ka policë te dera?
Genc Gjokutaj: Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet! Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera sepse ai nuk i është shmangur drejtësisë.
Genc Gjokutaj: Nuk ka policë në derë!
-Pra ka mbikëqyrje policore? Kush mund ta takojë zotin Berisha? Kë përfshin kjo listë?
Genc Gjokutaj: Komunikimi i zotit Berisha ka dy funksione, si person nën hetim, por edhe si politikan. Ai në këtë cilësi ka detyrim për komunikimin siç po e realizon. Ai nuk po takon ekspertë apo dëshmitarë që t’i intimidojë.
-Aktualisht a mund t’i kryejë funksionet e tij, mund të shkojnë persona të partisë ta takojnë apo votues të tij?
Genc Gjokutaj: Absolutisht po! Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me akivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim. Por zoti Berisha mund të komunikojë edhe përmes rrjeteve sociale.
-Nëse ai do të zhvillojë mbledhje kryesie në shtëpi, i mundësohet?
Genc Gjokutaj: Dëgjo, ja ju bëj një pyetje, duhet ta gjykonte Irena Gjoka këtë çështje?
-Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar?
Genc Gjokutaj: Gjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute.
-Në rast se ai dëshiron të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin, kujt duhet t’i marrë leje?
Genc Gjokutaj: Duhet të lajmërojë SPAK-un./klan