Avokati i Lulzim Berishës kërcënohet nga i penduari i drejtësisë, Luftar Reçi

I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi ka deklaruar në dëshminë e tij në GJKKO se avokati Detar Hysi që mbron Lulzim Berishën është në listë për t’u vrarë.

Deklarata është bërë gjatë procesit ndaj disa të pandehurve për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamës dhe Klodian Saliut.

Për mediat, avokatu Hysi ka deklaruar se do të ndjekë rrugën ligjore.

Emiljano Shullazi, Viktor Ymeraj, Indrit Taulla dhe Indrit Rusi janë të vetmit persona të arrestuar për vrasjen me eksploziv të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Ndërsa, Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj, po ashtu nën akuzë nuk janë ende të arrestuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *