Avokati i mjekut me 4 gra: S’ka ligj që e ndalon!

Gjykata e Apelit e Juridiksonit të Përgjithshëm ka lënë në burg mjekun Dervish Hasi. Hasi kërkoi zbutjen e masës së sigurisë me pretendimin se është i pafajshëm. Mjeku akuzohet për pornografi dhe trafikim i të miturve. Në apel, mjeku përfaqësohej nga avokati Ndue Pjetra, i cili deklaroi se për sa kohë ligji nuk i ndalon disa martesa atëherë nuk ka vepër penale.

“Për sa kohë s’ka ligj që i ndalon disa martesa s’ka vepër penale, kur të dalë ligji mund të kishte diskutim. Plus që video që pretendohet nuk është publikuar askund”, deklaroi avokati.

Në fjalën e tij përpara togave të zeza mjeku mohoi sërish akuzat, tha se ngjarja është e stisur dhe shtoi se po goditet nga dikush për shkak se ai është nga mjekët më të mirë në vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *