Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka bërë të ditur se një nga arsyet e lirimit të klientit të tij ishte edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortes. Maks Haxhia zbuloi se Tahiri plotësoi 5 kushtet që të lirohej nga qelia.
Haxhia: “Nuk ka rrezikshmëri shoqërore, i kanë ngelur më pak se dy vjet, 1 vite e 7 muaj, ka të mitur në ngarkim, bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, nuk iu shërben fëmijëve.
Këta 5 kushte pas 5 muajsh e ca që kur është paraqitur kërkesa ka bërë që gjykata ka dhënë vendimin për të ndryshuar vendimin.
Do mbaj lidhje me shërbimin e provës,.
Nuk do paraqitet në shërbimin e provës por do ketë kontakte. Edhe për jashtë shtetit nëse do duhet të shoqërojë bashkëshorten.”