Avokati: Thaçi s’pajtohej me krimet ndaj civilëve serbë

Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se klienti i tyre nuk ishte i kënaqur me largimin e civilëve serbë nga Kosova, pas mbarimit të luftës.

Avokati i tij, Lluka Mishetiq, tha se as Thaçi e as Shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishin pajtuar me sulmet dhe frikësimet e vazhdueshme ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë.

“Raporti (ndërkombëtar) vëren se ka të ngjarë se Thaçi nuk ka qenë i kënaqur nga këto krime dhe ‘është e besueshme që udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi së bashku me shumë prej komandantëve të lartë, mund të mos jenë të kënaqur me këto sulme dhe frikësim të vazhduar ndaj popullatës shqiptare të Kosovës’”, tha ai.

Sipas mbrojtësit, Thaçi kishte kërkuar që serbët e larguar të ktheheshin dhe të punonin “për ndërtimin e paqes në Kosovë”.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se Thaçi s’e ka mohuar asnjëherë që janë kryer krime të luftës, por këto sipas tij, s’janë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas Kehoes, krimet nuk kanë qenë të motivuara, por janë kryer nga individë shqiptarë.

“Janë kryer krime, por jo të motivuara. Thaçi s’e mohon se disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë. E ka informuar edhe në Këshillin e Sigurimit, por e kundërshton pretendimin se janë kryer krime nga udhëheqja e UÇK-së”, ka thënë avokati.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *