Eni Çobani ka folur si rrallë herë për jetën e saj si personale ashtu edhe profesionale. Eni ka rrëfyer për karrierën e saj televizive por edhe për vështirësitë që ka kaluar gjatë 26 viteve karrierë si juriste.
Gjithashtu, ajo rrëfeu dhe një nga pengjet më të mëdha të jetës së saj, humbjen e babait të saj dhe fakti që nuk arritën dot të realizonin homazhe për të Eni e konsideron si pengun më të madh të jetës.
“I kam kërkuar nje miku të shtëpisë tonë me shumë përulësi faktin që të përgatiteshin homazhe për figurën e tim eti. Jo vetëm që nuk u bënë dhe u refuzuan për faktin se duhej të bëheshin lajmërrimemë herët. Gjëja që më hidhëroi ishte që im atë u largua nga një apartament 70 metra katror. Më të gjithë atë kontribut të jashtëzakonshëm që kishte dhën nuk arritën dot t’i bënin as homazhe. Këtë e kam një pishman shumë të madh të vetes time”, tha Eni.
/Priza.al/