Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është nisur sot për një vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës, me rastin e festës së 15 vjetorit të Pavarësisë së saj.
Mësohet se Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë.
Sipas axhendës, vizita e presidentit përfshin takime me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Abin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, takim me komandantin e KFOR-IT dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.
Aktivitetet dhe Takimet:
16/02/2023
11:00 – Pritja me ceremonia shtetëror nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu.
11:00-11:45 – Takim mes dy Presidentëve.
16:15-16:45 – Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, SH. T. Z. Albin Kurti
18:00-20:00 – Koncert në Filarmoninë e Kosovës.
17/02/2023
08:45–08:50 – Vendosje të kurorave në vendprehjen e ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi
09:50–10:00 – Vendosja ceremoniale e kurorës së përbashkët në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz
11:00 – 11:20 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku Presidenti Begaj mban fjalën e rastit.
11:20 – 11:30 – Homazhe në monumentin e Policëve të rënë në detyrë.
11:30 – 11:45 – Nderime në Monumentin Heroinat.
17:00 – 19:30 – Pjesëmarrje në Pritjen Shtetërore të rastit.