Axhenda/ 6 sfida dhe duele sot në kampionatin shqiptar

Sot do të luhen ndeshjet e radhës të Kategorisë Superiore, të vlefshme për javën e tetë të saj. Tre sfida mjaft interesante që priten të japin verdiktet e tyre. Bylis – Tirana dhe Laçi – Vllaznia do të zhvillohen në orën 15:00. Kurse Partizani – Kastrioti do të luhet në “Elbasan Arena” në dritën e prozhektorëve në orën 17:45.

Ndërkaq, edhe në Kategorinë e Parë axhenda është interesante. Apolonia -Dinamo është ndeshja hapëse e ditës së sotme që do të luhet në orën 12:30 në stadiumin e Fierit. Ndërsa në 14:00, Flamurtari do të masë forcat me Tërbunin, sikurse Korabi që do të përballet me Lushnjën. Ndeshjet e Kategorisë së Dytë janë të vlefshme për javën e gjashtë.

Axhenda:

  • Kategoria Superiore| Java 8
  • Bylis – Tirana Ora 15:00
  • Laçi – Vllaznia Ora 15:00
  • Partizani – Kastrioti Ora 17:45

Kategoria e Parë| Java 6

  • Apolonia – Dinamo Ora 12:30
  • Flamurtari – Tërbuni Ora 14:00
  • Korabi – Lushnja Ora 14:00

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *