Java e 8-të e Kategorisë së Parë vjen me përballje të zjarrta teksa në sy bie dueli i ditës së hënë, Korabi – Dinamo, me dy skuadrat pretendente që vijnë nga dy humbje. “Derbi” i Vlorës mes Flamurtarit dhe Orikut do të sjellë emocione poashtu edhe Apolonia – Skënderbeu.
Ndeshjet e tjera të shtunën janë edhe Turbina – Tërbuni, Besa – Lushnja dhe Besëlidhja – Burreli. E diela do të jetë pushim ndërsa të hënën veç Korabit dhe Dinamos do të luajë edhe Luzi përballë Tomorit.
E SHTUNË, 29 TETOR:
- APOLONIA – SKËNDERBEU , ora 12:00
- FLAMURTARI – ORIKU, ora 14:00
- TURBINA – TËRBUNI, ora 14:00
- BESA – LUSHNJA, ora 14:00
- BESËLIDHJA – BURRELI, ora 14:00
E HËNË 31 TETOR:
- KORABI-DINAMO, ora 13:00
- LUZI 2008-TOMORI, ora 13:00