Kryeministri i Holandës, Mark Rutte do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet që të rikonfirmojë edhe një herë mbështetjen e Holandës për vendin tonë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ai do të pritet në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama dhe më pas pritet të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Axhenda e vizitës së kryeministrit të Holandës në Shqipëri:
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes pranë Kryeministrisë
11.30 – Takimi i homologëve Rama-Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Holandës, Rutte 14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetësimit në një qendër teknologjie.
Kujtojmë që ardhjen e kryeministri holandez në Tiranë, kryeminsitri Edi Rama e konfirmoi pak javë më parë gjatë një takimi në selinë e OKB-së.
Holanda, një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, ka ndryshuar krejtësisht qëndrim, pasi kritikoi hapur Bullgarinë për pengesën që po bën ndaj Maqedonisë së Veriut.
/Priza.al/