Këtë të premte do të mbahet sërish ministeriali BE-Ballkani Perëndimor “Për Drejtësinë dhe çështjet e brendshme”.
Ky ministerial do të fokusohet tek çështjet prioritare që lidhen me migracionin e paligjshëm dhe punët e brendshme. Mësohet se të pranishëm do të jenë ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan dhe ministri shqiptar, Bledi Çuçi, si dhe Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.
Sakaq këtij ministeriali do t’i bashkohen edhe ministrat e Brendshëm të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bonjë Hercegovinës, përfaqësues të lartë të EUROPOL, FRONTEX, Koordinatori Antiterrorizëm në BE si dhe përfaqësues të Suedisë dhe Spanjës.