Axhenda/ Nesër mbledhja e tretë e dy qeverive shqiptare, ja çfarë pritet

Nesër do të mbahet mbledhja e tetë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare.

Burime për median bëjnë me dijue se mbledhja do të zhvillohet në një prej hoteleve në Prishtinë, ku dhe do të nënshkruhen edhe disa marrëveshjeve ndërqeveritare.

Priza.al ka siguruar edhe axhendën, ku vijon si më poshtë:

  • 10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
  • Vendi: Hotel Garden, Prishtinë
  • 11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
  • 11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
  • Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
  • Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
  • Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim 12:20 12:30
  • Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
  • Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.
  • Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV
  • Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
  • 12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë./priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *