Axhenda/ Nis sot ministeriali BE-Ballkani Perëndimor për Punët e Brendshme dhe Drejtësinë

Ministeriali BE-Ballkani Perëndimor për Punët e Brendshme dhe Drejtësinë, i organizuar nga Çekia pritet të nisë sot në Tiranë.

Mësohet se ky ministerial do të fokusohet tek çështjet prioritare që lidhen me migracionin e paligjshëm dhe punët e brendshme. Nga ana tjetër të pranishëm do të jenë ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan dhe ministri shqiptar, Bledi Çuçi, si dhe Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson. Sakaq këtij ministeriali do t’i bashkohen edhe ministrat e Brendshëm të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bonjë Hercegovinës, përfaqësues të lartë të EUROPOL, FRONTEX, Koordinatori Antiterrorizëm në BE si dhe përfaqësues të Suedisë dhe Spanjës.

Takimi i sotëm do të nisë fillimisht me dyer të mbyllura në orën 13:30 dhe më pas do të ketë një konferencë për mediat në orën 17:30.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *