Senatori italian, Tommason Nannicini pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë, në lidhje me kontrollin e veprimtarive të institucioneve që menaxhojnë format e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe asistencës sociale.
Burime për median bëjnë me dije se delegacioni pritet të negociojë me palën shqiptare marrëveshjen mbi njohjen e sistemeve të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim arritjen e bashkimit të kontributeve shoqërore për ata shtetas që kanë punuar në të dy vendet. Nannicini do të takohet edhe me zv.ministren e Financave Olta Manjani por edhe me ekspertë teknikë në fushën e legjislacionit dhe të marrëveshjeve mbi sigurimet shoqërore.
Konferenca për Shtyp lidhur me komunikimin e rezultateve të arritura gjatë takimit të parë të negociatave do të mbahet pranë Rezidencës së Italisë në datën 27 korrik në orën 12.30.