Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, do të vizitojë vendin tonë ditën e sotme, ku do të pritet në takim nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Mësohet se ceremonia shtetërore e pritjes do të bëhet në Pallatin e Brigadave, ndërsa është parashikuar që të nisë në orën 10:30.
Po ashtu është parashikuar që të mbahet dhe një deklaratë për mediat.