Java e 11-të e Kategorisë Superiore do të luhet në diten e mërkurë dhe të enjte me të gjitha ndeshjet që do të luhen në një orar të papërshtatshëm për tifozët, në orën 13:00. Dy ndeshjet e para janë ato mes Erzenit dhe Kastriotit në Niko Dovana dhe Bylisit me Teutën në Ballsh.
Të enjten zhvillohen edhe sfidat më interesante me Laçin që pret Partizanin në kërkim të reagimit dhe Kukësi me Vllazninë që duan rikthimin te fitorja. Sfida tjetër është ajo mes Tiranës dhe Egnatias në Selman Stërmasi. Dy ekiptet vijnë nga fitoret me gola ndaj Kukësit dhe Partizanit
Kategoria Superiore, Java 11
E mërkurë
- Erzeni – Kastrioti, ora 13:00, “Niko Dovana”
- Bylis – Teuta, ora 13:00, “Adush Muça”
E enjte
- Laçi – Partizani, ora 13:00, “Stadiumi i Laçit”
- Kukësi – Vllaznia, ora 13:00,”Kukës Arena”
- Tirana – Egnatia, ora 13:00,”Selman Stërmasi”