Dita e sotme në Përputhen i është dedikuar vetëm Ritvanës dhe Endrit, të cilët kishin takimin e javës. Si gjithmonë ka patur shumë diskutime dhe debate, ku edhe sot Azemi ka ndërhyrë duke komentuar dhe ka ngritur debate.
Azemi e ka cilësuar Argjendin si “gjarpër” ndërsa Ritvanën e ftoi në një takim 4 minutësh. Argjendi zgjodhi të mos e komentonte duke thënë se ajo që thotë Azemi është krejtësisht idiote.
Azemi: Shyqyr Ritvana e hoqi gjarprin që i ishte lidhur ndër këmbë. Më pëlqeu Ritvana se është e sinqertë dhe fakti që nuk e pashë shumë të përfshirë. Kam dëshirë ta ftoj në një takim 4 minutësh.
Argjendi: S’kam qejf ti jap koment. Është aq idiote ajo që thotë saqë..
Azemi: E di pse të thashë je si gjarpër?
Argjendi: Ka kohë që me Ritvanën në backstage kemi afrimitet dhe ky gjithë kohës vjen mbrapa. Unë nuk i kam penguar asnjëherë. Për këtë arsye nuk ka çfarë të flasë.
Azemi ka folur pa dorashka para Ritvanës, të cilës i kërkoi takim 4 minuta për të shfaqur hapur pëlqimin që ka ndaj saj. Azemi tregoi arsyen përse hoqi dorë nga Tola duke thënë se ishte vetë ajo që ia preu gjithçka në mes duke i kërkuar që të mos flasin më.
Pjesë nga takimi 4 minutësh
Azemi: Me mua ke kaluar shumë mirë në backstage dhe u preka nga zgjedhja e fundit.
Ritvana: Cilat janë pritshmëritë e tua?
Azemi: Nuk heq aq kollaj dorë sepse ke shumë sinqeritet se ke ardhur të gjesh dikë këtu.
Ritvana: Je ndoshta pak i prekur nga situata me Tolën?
Azemi: Me Tolën e ke parë vetë kur më tha “mos më flit më”. Fundi më i keq është ky, nuk ka nevojë për skandale.
Ritvana: Pse u dorëzove aq shpejt?
Azemi: E kam vënë re sa herë fliste për mua, nuk thoshte asnjëherë diçka të bukur.
Ritvana: Të ndikon ty kjo gjë?
Azemi: Nëse flet non stop diçka kundër meje, çfarë të kërkoj nga ty?
Ritvana: Për këtë arsye je larguar?
Azemi: Po.
Ritvana: Pse dridhesh kaq shumë. Hë të të qetësoj pak.
Azemi: Më qetëso se kam nevojë.
/Priza.al/