AZHBR hap thirrjen e 4 në ndihmë të agrobizneseve/ Programit IPARD II financon 65% të vlerës për investime në agroturizëm nga 10 deri 400 mijë euro

Ministria e Bujqësisë hap thirrjen e katërt të aplikimeve te Programit IPARD II. Në thirrjen e katërt të aplikimeve që është hapur më 10 janar e vijon deri më 25 shkurt 2022 mbështetet ‘Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit’ ose siç njihet agroturizmi, ku ky program financon 65% të vlerës për investime në agroturizëm që shkojnë nga 10 mijë deri 400 mijë euro.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, njofton se, programi IPARD II, adreson një buxhet total prej 5.2 milionë euro në këtë thirrje. Kryeministri Rama përmes një postimi mëngjesin e sotëm ka bërë apel për personat e interesuar të aplikojnë sa më shumë për investimet në fshat pasi do të mbështeten.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *