“Kina do të jetë e gatshme të përgatisë një sulm total ndaj vendit tonë brenda vitit 2025”.
Nuk janë fjalët e një filmi hollivudian, por deklarata më se serioze e ministrit të mbrojtjes së Tajvanit, Chiu Kuo-cheng, pas manovrave kineze në fillim të Tetorit, kur Pekini dërgoi në zonën që e ndan nga ”simotra” Tajvan, më shumë se 150 avionë luftarakë.
Ministri tajvanez i cilësoi manovrat si akti më agresiv në 40 vitet e fundit, që sipas tij mbështet idenë që lidershipi komunist në Pekin mendon seriozisht për një ndërhyrje në atë që prej më shumë se 70 vitesh e cilëson si krahinë ‘rebele’, por që faktikisht njihet nga pjesa më e madhe e vendeve.
Qeveria në Taipei mori vendimin për një shtim të buxhetit me 8.6 miliardë dollarë për ushtrinë, në veçanti për prodhimin e raketave dhe mjeteve të tjera luftarake.
“Jemi të përgatitur ushtarakisht, po na sulmoi Kina do të paguajë një çmim të lartë. Po u desh që të luftojmë do të jemi në linjë të parë”,- deklaroi ministri Chiu Kuo-cheng.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/