Prej kohësh përflitej për lidhjen e këngëtares Albina Kelmendi me një biznesmen. Këtë lidhje e zyrtarizoi ditën e sotme vetë i dashuri i saj.
Këngëtarja e njohur nga Kosova, është në lidhje dashurie me biznesmenin, Valon Vataj.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me Albinën, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre.
“Urime ditëlindjen mbretëresha ime”, ka shkruar Vataj.
Biznesmeni ka qenë i martuar më parë si dhe është baba i dy fëmijëve.
Çifti momentalisht ndodhet në New York, ku po festojnë ditëlindjen e Albinës.
Partneri i këngëtares është pronar i një kompanie ndërsa Albina menaxhon si drejtoreshë një tjetër biznes të tij.
/Priza.al/