Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Kivanc Tatlitug, po bëhet baba për herë të parë. Sipas mediave turke, bashkëshortja e tij, Basak Dizer është shtatzënë në muajin e tretë. Disa javë më parë kjo e fundit e mohoi pretendimin që ishte shtatzanë nëpërmjet një postimi që kishte bërë në llogarinë e saj instagram, ku një mikesha e saj e kishte uruar.
Kujtojmë që çifti është martuar në vitin 2016 në një dasëm private, ku të ftuar kanë qenë vetëm të afërmit e tyre dhe disa miq shumë të ngushtë të të dyjave palëve.
Martesa e tyre nuk është përfolur ndonjëherë, ato shprehen se janë të lumtur me njëri tjetrin, këtë gjë e kanë treguar dhe në postimet që ato bëjnë në profilet e tyre në instagram.
Aktori me origjinë nga Shqipëria ka thënë gjithmonë që ndihemi të lumtur pranë njëri tjetrit dhe se dëshirojmë ë të kemi shumë fëmijë sëbashku, me shaka në një intervistë ato janë shprehur se do bëjnë aq fëmijë sa të plotësojnë një skuadër futbolli.
/Priza.al/