“Babai është idhulli im, punonte për të na sjellë bukën”, Achraf Hakimi rrëfen fëmijërinë e vështirë

Achraf Hakimi, në një intervistë me të përditshmen italiane “La Repubblica”, ka rrëfyer historinë e vështirë të jetës së tij. Hakimi i cili ka shkëlqyer me paraqitjet me fanellën e Interit këtë sezon, duke qenë një nga pikat e forta të zikaltërve, ka treguar se familja e tij ka punuar shumë që atij mos ti mungonte asgjë. Madje ai thotë se i ati është idhulli i tij. Së bashku me të ëmën kanë sakrifikuar, që atij mos ti mungonte buka në shtëpi.

“Babai është idhulli im. Kur unë isha fëmijë ai bënte shitësin ambulant, dhe së bashku me mamanë time kanë bërë shumë sakrifica për të sjellë bukë në tavolinën e ngrënies.

Ramazani? Është e vështirë që të kombinohesh midis ndeshjeve dhe stërvitjeve. Por e rëndësishme është kultura ime. Ajo që vlen më shumë është që të rikuperosh energjitë dhe të pushosh mirë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *