Babai ‘hero’ shpëton vajzat nga mbytja, humb jetën tragjikisht sapo del në breg

Një tragjedi e ndodhur në Sardenja të Italisë, i kushtoi jetën babai ‘hero’. Fernando Porcu. 60 vjec, u fut në det për të shpëtuar vajzën e tij dhe 2 shoqet, të cilat po rrezikonin të mbyteshin. Ai arriti të shpëtoj 3 vajzat por nuk mundi që ta përballonte gjithë atë presion dhe pësoi infarkt.

Fernando Porcu nuk u mendua dy herë por hyri mes dallgësh kur pa se vajza dhe shoqet e saj ishin në vështirësi. Ai me sforco të madhe i nxori shëndosh e mirë në breg, por vetë humbi jetën tragjikisht, pasi pësoi një arrest kardiak si pasojë e sforcimit të madh. Një ekip mjekësor u mundua ta mbajë në jetë madje në bregdetin e Sardenjës mbërriti edhe një helikopter për ta shpëtuar, por për të ishte shumë vonë.

Mësohet se fillimisht 60-vjeçari nxori në breg vajzat, por më pas u tërhoq nga dallgët e mëdha. Ai arriti edhe një herë të kthehej në breg, ndërsa disa persona të pranishëm e ndihmuan të dalë jashtë ujit.

Por lumturia nuk zgjati shumë pasi u shemb në tokë dhe ndërroi jetë. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Sardenjë ndërsa lajmi për heroizmin e tij u bë viral në rrjet.

/Burimi vocedinapoili.it/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *