Vladimir Laska, babai i 10-vjeçarit Sevastian Laska që u mbyt në lumin Fan ka kërkuar shtimin e forcave që të vijojnë me kërkimin e trupit të djalit të tij. Në një prononcim për mediat, ai shprehet se kërkimet për trupin e të birit vijojnë prej 7 ditësh, por nuk janë mjaftueshëm profesional për aq kohë sa ende nuk kanë rezultate. Ai kërkon intensifikim të kërkimeve dhe pajisjen e polumbarëve me mjete që mund të mundësojnë gjetjen e trupit të vogëlushit.
“Këta sa munden po kërkojnë, por nuk është mjaftuehshëm, duhet të ndërrohen, të zëvendësohen, duhet të kenë më shumë gjëra që të zhytën, të kenë pajisje, mjete që të kërkojnë. Por sa mund të rezistojnë në ujë këta? Është uji shumë i ftohtë. Mjetet që kanë ndoshta nuk janë të mjaftueshëm për këtë lloj kërkimi. Ka një javë që nuk kemi asgjë, asnjë rrobë, asgjë,”- tha Laska ndër të tjera.
10-vjeçari po luante pasditen e të martës kur ra në lumin Fan që e rrëmbeu. Të voglit i ra topi në ujë dhe futja në lumë për ta marrë i kushtoi jetën. Sot u raportua për ndërprerjen e kërkimeve.