Rufan Rama, babai i Aldi Ramës që vrau nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha dhe më pas u vetëflijua ka deklaruar se do të marrë hak për të birin. Në një prononcim për FaxNews përmes një lidhjeje telefonike, Rufan Rama tha se i biri, vetëm 21 vjeç është dhunuar më parë nga policia dhe shton se kjo ngjarje nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç është paraqitur. Sipas Ramës, një nga efektivët e policisë mund t’ia ketë vrarë djalin.
Babai i Ramës këmbëngul se nuk do ta falë këtë padrejtësi të bërë dhe se nëse drejtësia nuk ndërmerr asnjë veprim atëherë do të merrte vetë masa për të marrë hakun e djalit të tij.
“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të paparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e kanë kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore. Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu. Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. Një njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo me të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja? A ishte një person i katërt në makinë? Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. Kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë. Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës. Nuk rri pa ia marrë hakun, nuk e fal gjakun e tim biri more zotëri, do marr hak…shtet kopil,”- thotë Rufan Rama.
/Priza.al/