Partizan Bengaj, babai i Sabrina Bengajt, vajzës që u vra nga ish-burri i saj, ka reaguar sot në lidhje me akuzat nga ish-dhëndrri kishte marrë kërcënime.
Teksa është bërë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, në ‘News24’ të moderatores Evis Ahmeti tha se nuk e kishte kërcënuar asnjëherë ish-dhëndrin. Madje ai lëshoi akuza dhe për familjen e ish-dhëndrrit, Elton Metajt.
“Gjëja e parë, familja Metaj, para se të flisja unë këtu, s’duhet të dilte para në televizor. Zonja Sabire, që e para është mashtruese, intrigante, pohoi se ishte gënjeshtare, s’duhet të dilte në tv. Ato që përmend Eltoni i kam të dokumentuara. Në datën 1 kam qenë para Prefekturës, s’kam kërcënuar njeri. Ku do të vetëmbrohej ai? Në shtëpinë time. Ata janë bukëshkelur, plehra të shoqërisë. Kandër grave nuk qëllohet. Unë bëra divorcin e vajzës dhe nuk më interesonte më se çfarë bënte. Me një pis të tillë se donin më as qentë e rrugës, dhe jo më ime bije. Si dhëndër i kam dhënë bukë dhe e kam ndihmuar. Edhe i ati e di shumë mirë. Mos të dalin më në televizor. Kush kanë qenë këta policë që kanë firmosur. Deri sa më iku ime bijë, do i marr para të gjitha gjërat. Me këta plehra nuk dua asnjë komunikim. Se kam kërcënuar. I kam dhënë urdhër familjes që ai të takonte vajzën, se kishte të drejtë.”, tha ai.
/Priza.al/