Princ George u tha shokëve të klasës se ‘babai im do të jetë mbret, kështu që ju më mirë kini kujdes’, shkruhet kështu në librin e ri. Ai mund të jetë vetëm nëntë vjeç, por Princi George e di saktësisht se kush është dhe pati një dialog me një shok klase, ka pohuar një ekspert mbretëror.
Djali i madh i Princit William dhe Kate Middleton, i tha shokut të klasës se babai i tij është Mbret dhe se do të ishte ‘më mirë të kenë kujdes’, sipas autores mbretërore Katie Nicholl. Në librin e saj “The New Royals”, Nicholl pretendonte se George dhe vëllezërit e motrat e tij, Princesha Charlotte, shtatë vjeç dhe Princi Louis, katër vjeç, po rriteshin me një kuptim të Monarkisë dhe një ‘ndjenjë detyre’.
“Ata po i rrisin fëmijët e tyre, veçanërisht Princin George, me një vetëdije se kush është dhe roli që do të trashëgojë, por ata janë të prirur të mos i rëndojnë me ndjenjën e detyrës”,- shkroi Nicholl. “George e kupton se një ditë do të bëhet mbret dhe si një djalë i vogël debatoi me shokët e klasës, duke u thënë bashkëmoshatarëve se: “Babai im do të jetë mbret, kështu që më mirë kini kujdes”.
Në librin e saj, Katie pohoi gjithashtu se Kate Middleton admiron teknikat e prindërimit të përdorura nga Princi Edward dhe kontesha e ‘Sessex’, të cilët kanë fëmijët Lady Louise Windsor dhe James Viscount Severn.