Familjarët e Coolio do ta mbajnë kujtimin e tij dhe një pjesë të tij afër zemrave të tyre. Reperi i njohur, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr ndërroi jetë papritur në moshën 59-vjeçare në 28 shtator. Sipas përfaqësuesit të tij, hiri i Coolio do të vendoset brenda varëseve, ku secili fëmijë do të personalizojë me një mbishkrim. Anëtarëve të tjerë të familjes do t’u jepen gjithashtu gjerdanë.
Coolio ka katër fëmijë me ish-gruan e tij Josefa Salinas, me të cilën u martua në vitin 1996. Ata janë prindër të vajzave Brandi, Artisha, Jackie dhe djalit Artis. Familja u shfaq në reality show-n e tij jetëshkurtër “Coolio’s Rules” në vitin 2008.
Së fundmi, djali i madh i reperit Artis Ivey III, ka thënë se babai i tij ndërroi jetë nga një atak në zemër.
“Babai im kishte disa komplikime shëndetësore. Ai shqetësohej për shumë gjëra. Vuante nga astma, një astmë shumë e keqe. Ai jetonte nga dita në ditë. Kryesisht nuk merrte drogë, por të gjithë kanë veset e tyre në jetë, ndërsa ato vese kurrë nuk ndikuan tek ai si baba apo njeri. Ai vdiq nga shkaqe natyrale, nga një atak në zemër…Babai ynë gjithmonë na përgatiste për gjërat që mund të ndodhin”, ka rrëfyer i biri.