Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka ndihmuar një vogëlush, që ai të shkojë në Genova, ku do i shtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Vogëlushi që ka nevojë për ndihmë quhet Aldo dhe sot është nisur drejt Genovës së Italisë, ku do i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale.
Babai i Aldos, Hamdi Skeja, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar ish-deputetin demokrat Spahia, duke treguar një foto nga Genova. Ai shprehet se djali i tij Aldo ka qenë më herët në Genova dhe është shumë i lumtur që rikthehet sërish. Hamdi Skeja shpreson që pas ndërhyrjes kirurgjikale, djali i tij do të bëhet më mirë