Në programin e djeshëm të “Talk Love Story” që transmetohet çdo ditë në Tv Klan, në panelin e opinionistëve, veç Zhaklinës dhe Xhensilës, ishte i pranishëm edhe Robert Aliaj që këtë vit si “princ” të emisionit ka djalin e tij. Roberti nuk i rezervoi kritikat rreth konkurrentëve, duke shkaktuar edhe debate në studio. Por kritikat, ai nuk i kurseu as për të birin, Kristin.
“As Kristi nuk është në rregull”, -u shpreh Roberti, duke iu drejtuar të birit.
“Mua më pëlqen mendimi yt, por je pak i tërhequr. Në rastin më të mirë është vëzhgues.”
Daniela, nga ana tjetër, i është kthyer Robertit për t’i thënë të mos e mbrojë Kristin, sepse nëse është dikush jashtë loje, ai është Kristi.
“Mos mendoni ashtu, mund të jetë vëzhgues. Unë kam me Kristin probleme siç ka çdo baba me djalin e tij. Unë kam ardhur për të bërë rolin që më takon. Kristi është një djalë i zgjuar që është shkëputur nga imazhi i babait të tij simbolikisht. E ka vrarë babanë e tij shumë vite më parë dhe unë e them këtë krejtësisht personale me Kristin, si shok. Kisha mundësi që ta pengoja që të vinte këtu, por nuk e bëra,” -tha Roberti.
/Priza.al/